Rekordi i Bebe Rexhës – Kënga e pestë më e shitur në SHBA me këngëtare femër

22:37 | 22 Shkurt 2024
E.H

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Bebe Rexha ka arritur së fundmi një rekord historik.

Kënga e saj “Meant to be” në bashkëpunim me grupin e mirënjohur “Florida Georgia Line” është renditur si kënga e 5-të më e shitur në historinë muzikore të Shteteve të Bashkuara nga një këngëtare femër.

Kanë qenë fansat e këngëtares që kanë bërë të ditur lajmin nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale.

Ishte pikërisht kjo kënë e zhanrit “Country” që i dha Bebe Rexhes nominime të rëndësishme në Grammy Musi Awards, MTV music Awards, American Music Awards, MTV European Music Awards dhe në evente të tjera muzikore.

Në listën e 5 këngëve më të shitura në SHBA janë edhe këngët “Blank Space” nga Taylor Swift, “Bad Romance” nga Lady Gaga, dhe “I like it” nga Cardi B”.

Suksesi i këngëtares shqiptare me fame botërore me këngën “Meant to Be” lidhet gjithashtu edhe me faktin se zhanri “Country” është zhanri muzikor më i pëlqyer dhe më popullori në Shtetet e Bashkuara të Amerikës./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme