Një zjarr i madh shpërtheu pasditen e së enjtes në qytetin e Valencias, ku disa ekipe zjarrfikësish po përpiqen të shuajnë flakët në një pallat 14-katësh.
Sipas Shërbimit të Emergjencave në Valencia, në vendngjarje janë dërguar dhjetë auto zjarrfikëse dhe dy automjete të tjera. Ndërtesa gjendet në qarkun “Campanar”.
Shërbimet e urgjencës raportuan se zjarri ka rënë në katin e katërt të këtij pallati, shkruan elpais.
Popullatës iu kërkua që të mos i afrohen vendndodhjes së zjarrit dhe zonave përreth, pasi mund të jenë të rrezikshme dhe të lehtësojnë punën e ekipeve të emergjencës.
Sipas mediave spanjolle, zjarri ka djegur tashmë pesë kate të këtij pallati shumëkatësh që ndodhet në Avenida Maestra Rodrigo, i cili është i vështirë për t’u shuar për shkak të përhapjes së pakontrolluar të flakëve përgjatë fasadës.
Ndryshe, tashmë shumë përdorues të rrjeteve sociale kanë shpërndarë imazhe të zjarrit, detajet e të cilave ende nuk dihen.
Autoritetet spanjolle kanë pohuar se së shpejti do të nisin hetimet dhe të dhënat e para do të zbardhen gjatë ditës së nesërme. /Telegrafi/
🚨🇪🇸BREAKING: 14-STORY APARTMENT BUILDING ON FIRE
A massive fire in the Campanar district of Valencia, Spain devoured the entire building.
Source: Tass pic.twitter.com/7U9beMpVad
— Mario Nawfal (@MarioNawfal) February 22, 2024
Dita e Pavarësisë, BE: Kjo festë gjen Shqipërinë më afër fam...
Abdixhiku uron 28 Nëntorin: Shqipëria si shtet pas tërë këty...
Dita e Flamurit, BE: Kjo festë e gjeti Shqipërinë më afër fa...
28 Nëntori, Osmani: Të bashkuar në zemër e shpirt, le ta fes...
Deputetja e VV: Bernard Nikaj i PDK-së dhe Petrit Selimi kër...
28 Nëntori brenda familjes së Isa Boletinit, ndër objektet m...