Inspektorati i kryeqytetit njofton se sot së bashku me Policinë e Kosovës, ka zhvilluar aksione në inspektimin e linjave të rregullta të transportit të udhëtarëve dhe njëkohësisht ka kryer kontrolle të zakonshme të taksive ilegal.
Në njoftim thuhet se gjatë kontrolleve janë shqiptuar katër gjoba nga inspektorati dhe disa të tjera nga policia.
“Inspektorati i Kryeqytetit sot gjatë ditës ishte në një aksion bashkë me Policinë e Kosovës në inspektim të linjave të rregullta të transportit të udhëtarëve (urbane dhe ndërurbane) dhe njëkohësisht kontrolle të zakonshme taksive ilegal. Gjatë kontrolleve janë shqiptuar katër (4) gjoba nga inspektorati dhe disa të tjera nga policia”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Murati: Ekonomia vazhdon rritjen me 4.27%
Ronaldo shënon gol dhe i dhuron epërsinë Al-Nassr
Empoli fiton ndaj Cagliarit, Ismajli sërish i jashtëzakonshë...
Kryhen matjet zyrtare: Joshua me një avantazh të lehtë përba...
KE-ja s’ua jep hisen e miliardave Kosovës e Serbisë pa zbati...
Aksident i dyfishtë në Tiranë, disa të lënduar