Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës së Kosovës ka njoftuar për hapjen e Thirrjes për themelimin e Administratorit për Sistemin e Rimbursimit të Depozitave (SRD).
Kjo është një mekanizëm ku konsumatorët, paguajnë një depozitë për produkte si shishe plastike apo të tjera, dhe pastaj e marrin këtë depozitë përsëri kur e kthejnë produktin e zbrazët.
Qytetarët e Prishtinës, kanë dhënë opinionet e tyre rreth kësaj thirrje, duke kritikuar se ky vendim është i vonuar, dhe është dashur që të merrej qysh më herët.
“Vendimi është i vonuar, gjithçka që lidhet me higjienën dhe pastërtinë e ambientit, vendime të tilla duhen të merren me kohë dhe pasojat janë më të vogla, mendoj që ne nuk mundemi që t’i shmangemi sistemit perëndimor të mbledhjes dhe klasifikimit të mbeturinave”, tha një qytetar.
Një tjetër qytetar tha se është mjaft pozitive dhe e vlerëson si të tillë.
“E vlerësoj si pozitive dhe është dashur më herët, pse jo, çka është pozitive edhe ne e marrim me apliku”, tha ai.
Një tjetër qytetar tha se shqiptarët vonohen gjithmonë, mirëpo gjithsesi është një veprim shumë i mirë, edhe pse i vonuar.
“Ne jemi vonuar për të gjitha, për shkak se në 2003, kanë pas me përfundu të gjitha rrugët, në aspektin evropian kanë pas me bo ndryshime të mëdha, por shqiptarët vonohen gjithmonë, për projekte, procese, ky veprim është veprim shumë i mirë”, tha një qytetar tjetër./Arbresh.info/
Xheneta kritikon ashpër Gjestin, ky i fundit fillon të qajë
Zelensky: Macron po na ndihmon në konsultimet lidhur me misi...
Cambridge largohet nga Trepça, mitrovicasit kanë një emër pë...
Struktura fetare e Kosovës: 93.49 % të besimit islam, 2,31 %...
Rriten rastet e braktisjes së shkollës në Kosovë
Profesori Koser: Kosova shembull që duhet ndjekur nga shtete...