Llapi mposht Fushë Kosovën, i ofrohet më shumë kreut të tabelës së Superligës

15:04 | 22 Shkurt 2024
KRG

KF Llapi arriti të mposht Fushë Kosovën, në ndeshjen e cila është e vlefshme për xhiron e 21-të  të Superligës së Kosovës.

Skuadra e Podujevës gjeti golin e parë në minutën e 23-të, ku autor i golit ishte Hamdi Namani, shkruan Arbresh.info.

Pjesa e parë e ndeshjes përfundoj me rezultat 0-1 për Llapit.

Ndërsa në minutën e 57-të, Muhamet Hyseni shkundi portën duke e bërë rezultatin në 0-2.

Në minutën e 66-të, Fushë Kosova mbeti me një lojtar më pak, ku  Lazare Effa u ndëshkua me karton të kuq .

Në minutën e 68-të, Llapi gjeti edhe golin e tretë, ku autor i golit ishte Ilir Blakqori.

Pas kësaj fitoreje, Llapi i ofrohet liderit të ligës, skuadra e Podujevës gjendet në pozitën e dytë me 43 pikë, ndërsa Ballkani mbetet në pozitën e parë me 44 pikë. /Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme