Google ADS

KMLDNJ kërkon kërkon hetim të plotë për rastin e 4 vjeçares

14:34 | 22 Shkurt 2024
E.G

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e Lirive të Njeriut (KMDLNJ) ka reaguar pas vdekjes së dyshimtë të katër vjeçares në Gjakovë, e cila thuhet se u sulmua rëndë nga persona tjerë.

KMDLNj-ja u ka bërë thirrje që institucionet përgjegjëse në përmbushje të mandatit të tyre, të trajtojnë me prioritet absolut rastin dhe të ndërmarrin në mënyrë të menjëhershme veprimet dhe  masat e nevojshme sipas legjislacionit në fuqi.

“Duhet që në mënyrë të menjëhershme të hetohen sjelljet neglizhente të supozuar mjekësore dhe ndihma e ofruar. Të kryehet një hetim i plotë dhe transparent për praktikat mjekësore të ndjekura në këtë rast, duke siguruar llogaridhënie të plotë”, thuhet në reagim.

KMDLNj kërkon zbatimin e plotë të legjislacionit në fuqi dhe ndërmarrjen e të gjitha masave sipas rezultateve të hetimit, për të parandaluar tragjedi të tilla në të ardhmen.

KMDLNj i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes për humbjen e rëndë dhe uron që të tilla raste të mos përsëriten.

LEXO EDHE:

Vdes një e mitur derisa po trajtohej në QKUK

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme