Google ADS

KGJK shpall konkurs për 32 pozita për gjyqtarë të rinj

13:31 | 22 Shkurt 2024
E.G

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), në takimin e 321-të me radhë, ka miratuar shpalljen e konkursit për 32 pozita të lira për gjyqtar në gjykatat themelore të Republikës së Kosovës.

Sipas njoftimit, anëtarët e KGJK-së kanë themeluar Komisionin për rekrutimin e gjyqtarëve në gjykatat themelore si dhe komisionin për rishqyrtim të ankesave të kandidatëve, shkruan Arbresh.info.

Takimi po vazhdon me shqyrtimin e pikave të tjera të rendit të ditës./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme