Policia ka bërë të ditur se një 30-vjeçar është arrestuar pasi dyshohet se ka shtënë më armë zjarri në fshatin Budrikë e Epërme e Vitisë.
“Njësitet policore relevante i janë përgjigjur rastit duke arritur që të identifikojnë lokacionin dhe të dyshuarin M.S. (viti i lindjes 1994, mashkull kosovar shqiptar) i cili është arrestuar dhe sjellë në Stacionin Policor në Viti”, ka njoftuar policia.
I njëjti dyshohet se me armë ka shti në ajër. Me këtë rast si provë materiale janë konfiskuar një armë e llojit AK 47, një karikator dhe 23 gëzhoja të kalibrit 7.62 mm, të cilat do të përdoren dëshmi për gjykatën.
Është njoftuar Prokurori i shtetit i cili rastin e ka cilësuar ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’ dhe ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’.
I dyshuari me urdhër të Prokurorit të shtetit është ndalur në mbajtje për 48 orë.
Kryebashkiakja e Durrësit në pesëvjetorin e tërmetit: Rindër...
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...
Ukraina thotë se Rusia e ka sulmuar me afër 200 dronë