Balla dhe Drejtori i Agjencisë Kombëtare kundër Krimit diskutojnë për operacionet e përbashkëta

09:20 | 22 Shkurt 2024
E.G

Ministri i Brendshmëm i Shqipërisë, Taulant Balla është takuar me Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare kundër Krimit, Agency Graeme Biggar.

Balla me anë të një postimi në Facebook, ka njoftuar se bashkë kanë diskutuar për operacionet e përbashkëta në luftën kundër krimit të organizuar, mbështetjen teknike/ekspertizën për Policinë e Shtetit dhe vetëpastrimin e saj, shkruan Arbresh.info.

“Me Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare kundër Krimit National Crime Agency Graeme Biggar për operacionet e përbashkëta në luftën kundër krimit të organizuar, mbështetjen teknike/ekspertizën për Policinë e Shtetit dhe vetëpastrimin e saj.”, ka shkruar ai./Arbresh.info/

Të ngjashme