Vdekja e shtetases së huaj në autostradën “Arbën Xhaferi”, policia jep detaje

08:58 | 22 Shkurt 2024
E.G

Një shtetase e huaj është gjetur pa shneja jete në autostradën “Arbër Xhaferi” mbrëmë.

Sipas policisë, vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor, shkruan Arbresh.info.

Me  vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“VDEKJE E DYSHUAR Autostrada “Arbër Xhaferi” /  21.02.2024-20:00. Patrulla policore gjatë patrullimit, në rrugë-autostradë kanë hasur ne një trup të pajetë të nje viktime femër-shtetase e huaj.  Njësitet relevante policore,  prokurori dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e  ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me  vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.”, thuhet në njoftim.

Më tej, policia bën të ditur se rasti është në procedurë hetimore./Arbresh.info/

Të ngjashme