Kroacia goditet nga katër tërmete

08:51 | 22 Shkurt 2024
K.B

Mëngjesin e sotëm Kroacia është goditur nga katër tërmete.

Më i madhi është regjistruar 4.1 shkallë të Rihterit.

Kështu njofton Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane (EMSC).

EMSC njoftoi për një tërmet rreth orës 5 të mëngjesit, me magnitudë 3.7 ishte regjistruar 24 kilometra në jugperëndim të Metkoviqit, 54 kilometra në jug të Mostarit dhe pesë kilometra në jugperëndim të Neum në Bosnje dhe Hercegovinë.

Lëkundjet kanë qenë në një thellësi prej 6 kilometrash, ndërsa është ndjerë edhe në territorin e Bosnjë-Hercegovinës.

Më pas, janë regjistruan dy tërmete të tjera më të dobëta me magnitudë 2.6 ballë.

Sipas të dhënave të Institutit Sizmologjik të Serbisë, tërmeti është regjistruar edhe në Mal të Zi gjatë mëngjesit. Ai tërmet ishte me magnitudë 2.2 ballë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme