Google ADS

Ngjarjet e ditës së sotme

06:59 | 22 Shkurt 2024
E.G

Këto janë ngjarjet e paralajmëruara për sot:

09:00

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) do të mbajë mbledhjen e 321-të. (KGjK, rr. “Luan Haradinaj”)

09:00

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, do të marrë pjesë në fillimin e vaksinimit kundër Human Papilloma Virusit (HPV). (ShFMU “Hyzriu e Samiu”, fshati Letanc i Podujevës)

09:30

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale mban mbledhjen e radhës. (Kuvendi i Kosovës, N302)

09:30

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla diskuton rreth kërkesave për sjellje të dokumentacionit. (Kuvendi i Kosovës, N303)

10:00

Këshilltarët komunalë të Lëvizjes Vetëvendosje mbajnë konferencë për medie. (Zyrat e LVV-së, Qendra në Prishtinë)

11:00

Kuvendi i Kosovës mban vazhdimin e Seancës plenare. Në rend dite jamë 30 pika të papërfunduara nga seancar e mbajtura më 8 dhe 14 shkurt 2024. (Kuvendi i Kosovës)

11:00

INDEP prezantom hulumtimin etnografik për popullatën NEET (ata që nuk janë në arsim, punësim ose trajnim) për tri komunat e Kosovës – Pejë, Deçan dhe Junik. (Hotel “Seraphine Plaza”, Pejë)

14:00

Lansohet Fuqizimi i Ekonomive Rurale në Bujqësi (EREA). Marrin pjesë ambasadori i Austrisë, Georg Schnetzer; zv.ministri i Bujqësisë, Imri Demelezi dhe drejtori i Caritasit Zviceran, Gerhard Schaumberger. (Mensa “Ramiz Sadiku”, Prishtinë)

14:00

Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë (FDHK) organizon promovimin e librit “Proceset e kurdisura kundër shqiptarëve të Kosovës (1999-2001)” nga Fahri Musliu. (Qendra e Dokumentimit. Biblioteka “Hivzi Sylejmani”)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme