Komiteti Olimpik i Kosovës ka mbajtur edicionin e tetë për ndarjen e çmimeve për sportistë më të dalluar, derisa ishin tetë çmime.
Këtë herë ishin gjithsej 27 aplikime të federatave të sporteve olimpike, të cilat kanë konkurruar për tetë çmime, ndërsa u nderuar ata që kishin suksese të dalluara në vitin 2023.
Klubit që na bëri krenarë në arenën ndërkombëtare me garimin në Ligën e Evropës fillimisht dhe më pas në atë të Konferencës, FC Ballkani i takoi “Çmimi Special”.
Çmimi “Kombëtarja e Vitit (Femrat)” shkoi për vajzat e kombëtares së futbollit, të cilat gjatë vitit të kaluar nuk pësuan asnjë humbje.
Taekwondisti Bleron Ademi është vlerësuar “Shpresa Olimpike 2023” për meshkujt. Ademi ishte nënkampion i Evropës U-21.
Mundësja, Lonisa Reka, fiton çmimin “Shpresa Olimpike” në konkurrencën e vajzave. Lonisa u rendit e pesta në Kampionatin Botëror U-17 dhe kampione e Ballkanit.
Kombëtarja e karatesë (vajzat) për suksesin historik u nderua me “Arritje të veçantë”. Vajzat tona fituan medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror, të mbajtur në Budapest të Hungarisë.
Për herë të parë Kombëtarja e tenisit fitoi çmimin “Kombëtarja e Vitit (meshkujt)”.
Xhudistët Distria Krasniqi e Akil Gjakova janë shpallur sportistët më të mirë të vitit 2023 në Kosovë. Ndërsa trajneri i viti i ka takuar Driton Kukës.
Rashkaj: UEFA është fajtori kryesor për ofendimet ndaj Kosov...
Opera ‘Goca e Kaçanikut’ do të shfaqet në Tiranë
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë a...
OpenAI lanson falas aplikacionin ChatGPT në Windows
Tahiri: Arbërien e “Pambukut dhe Kullashkut” vështirë se mun...
Bedri Hamza merr mbështetje nga Taulant Xhaka