Çështja e sigurisë në veriun e Kosovës, po përmendet gjithmonë e më shpesh, pas sulmit të armatosur në Banjskë, dhe mes paralajmërimeve të autoriteteve në Prishtinë për përsëritje të skenarit të dhunës.
Prania e ndërkombëtarëve, atje, KFOR-it dhe EULEX-it është garancia që zbut frikën, edhe pse shqetësimet mbeten.
Shefi i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano ka treguar për A2CNN për situatën aktuale të sigurisë në veri të vendit.
Në vlerësimin tuaj, si është gjendja aktuale e sigurisë në Kosovë, veçanërisht në veri?
Giovanni Pietro Barbano: Situata aktuale në veri të Kosovës dhe në përgjithësi në Kosovë është e qetë, por ende e brishtë. Fatkeqësisht, ne kemi parë që kjo situatë mund të përkeqësohet shumë lehtë siç ndodhi fatkeqësisht gjate muajit shtator, me sulmin e rëndë në Bansjkë, ku humbi jetën rreshteri i policisë Afrim Bunjaku.
Rreth 50 forca të sigurisë u njoftuan se do të largoheshin nga EULEX. A është ky një sinjal se gjërat po përmirësohen në aspektin e sigurisë?
Giovanni Pietro Barbano: Forca që u largua nga EULEX-i ishte e përbërë nga të ashtuquajturat njësi policore të formatit rezervë. Kjo njësi duhet të veprojë dhe të na bashkohet ne në rast nevoje, me shpejtësi brenda dhe jashtë. Ata u vendosën në nëntor të vitit 2022dhe fatkeqësisht situata kërkoi që t’i mbajmë për një periudhë më të gjatë, por thjesht e ndërprenë rotacionin dhe u desh të ktheheshin. Ne mund t’i thërrasim sërish në rast nevoje, por dëshirojmë që të mos kemi nevojë ta bëjmë këtë.
Përse është vendosur që të mos kryhen hetime për rastin e Banjskës?
Giovanni Pietro Barbano: Epo, nuk është çështje që të vendoset për të mos kryer hetime. Thjesht EULEX-i nuk ka mandat të kryejë hetime që nga viti 2018. Mandati i EULEX-it nuk përfshin, nuk parasheh asnjë mandat ekzekutiv. Pra, përgjegjësinë e plotë për kryerjen e hetimeve e kanë vetëm institucionet e Kosovës. EULEX-i po monitoron që hetimet e kryera nga policia e Kosovës dhe autoritetet e Kosovës të kryhen në përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe në përputhje me standardet më të mira ndërkombëtare dhe praktikat më të mira evropiane në kryerjen e këtij monitorimi. EULEX-i gjithashtu garanton që të drejtat e njeriut të respektohen plotësisht përgjatë gjithë zinxhirit të drejtësisë, duke përfshirë aktivitetet e kryera nga policia, por edhe në aktivitetet e kryera nga prokurorët, gjyqtarët dhe në rast të paraburgimit nga sistemi korrektues në Kosovës.
A e keni monitoruar hetimin?
Giovanni Pietro Barbano: Po, vërtet, ne ishim të pranishëm në Banjskë. Aktivitetet tona monitoruese shtrihen përgjatë gjithë zinxhirit të drejtësisë. Pra, që nga aktivitetet e kryera nga policia e Kosovës në terren e deri te aktivitetet e kryera nga prokurorët, gjyqtarët, avokatët dhe sistemi korrektues, përfshirë Institutin e Mjekësisë Ligjore. Ne jo vetëm monitorojmë por edhe këshillojmë në fusha të ndryshme; mbështesim gjithashtu zhvillimin e ligjeve dhe rregulloreve përkatëse. Ne ishim të pranishëm në Banjskë gjatë sulmit. Ishim shumë afër zonës së manastirit dhe monitoruam aktivitetet e policisë së Kosovës . Menaxhuam hetimet për pelegrinët, shoqëruam ata që ishin të pranishëm në manastir dhe i përcollëm në pikat e përbashkëta të kalimit asi përfunduan të gjitha operacionet.
A keni pasur ndonjë kërkesë nga autoritetet e Kosovës për të ndërmjetësuar për ekstradimin e të dyshuarve në rastin e Banjskës?
Giovanni Pietro Barbano: EULEX-i është përgjegjës për bashkëpunimin policor, bashkëpunimin policor ndërkombëtar, lehtësimin e shkëmbimit të informacionit ndërmjet policisë së Kosovës dhe shërbimeve policore ndërkombëtare, përfshirë Ministrinë e Brendshme të Serbisë. Kur bëhet fjalë për ekstradimin, ky është bashkëpunim ndërkombëtar gjyqësor, i cili nuk është pjesë e mandatit tonë. Megjithatë, ne lehtësojmë shkëmbimin e informacionit nga policia e Kosovës, zbatimin e ligjit ndërkombëtar, njësia kriminale dhe Interpoli. Por përgjegjësia për ekstradimin dhe njoftimin kalon përmes UNMIK-ut dhe subjekteve të tjera.
A keni folur me ministrin e brendshmetë Serbisë lidhur me këtë rast?
Giovanni Pietro Barbano: Kemi kontakte me Ministrinë e Brendshme dhe kemi lehtësuar disa kërkesa për informacion nga Policia e Kosovës.
A kanë bashkëpunuar?
Giovanni Pietro Barbano: Jemi në pritje të përgjigjeve.
A ka pasur ndonjë ndikim dorëheqja e serbëve në nëntor 2022 në shtetin ligjor?
Giovanni Pietro Barbano: Definitivisht po. Dorëheqja e policëve, prokurorëve, gjyqtarëve dhe zyrtarëve të stafit serb të Kosovës ka provokuar një vakum në institucionet e sundimit të ligjit në veri. Ky vakum është mbushur pjesërisht nga policia dhe EULEX-i ka marrë një rol shumë proaktiv në kryerjen e patrullave zbuluese për të mundësuar ndërgjegjësim mbi situatën, dhe për të siguruar popullatën për praninë ndërkombëtare në terren. Ne gjithashtu kemi krijuar kapacitete për monitorimin e aktiviteteve të kryera nga policia e Kosovës përmes këshilltarëve tanë të lartë policor dhe këshilltarëve që janë në veri, të cilët bashkëpunojnë me policinë e Kosovës në stacionet e tyre policore. Ne jemi gjithashtu të gatshëm si reagues i dytë i sigurisë për çdo kërkesë të mundshme në mundësimin e rendit dhe sigurisë publike. Por kjo kërkesë deri më tani nuk është bërë asnjëherë nga Policia. Për procesin e vetingut në sistemin e drejtësisë.
Cilat mund të jenë shqetësimet tuaja?
Giovanni Pietro Barbano: Vettingu në sundimin e ligjit, institucionet dhe sistemin e drejtësisë është një mekanizëm që do të garantojë integritetin dhe përgjegjshmërinë e gjyqtarëve, prokurorëve dhe avokatëve. Pra, është një sistem që është i rëndësishëm, është parësor për dhënien e një sistemi të drejtë drejtësie. Megjithatë, modalitetet përmes të cilave mundësohet bien nën përgjegjësinë e institucioneve të Kosovës. EULEX-i sërish është duke i monitoruar zhvillimet në këtë fushë, duke ndihmuar edhe me këshilla kur kërkohet dhe duke ndihmuar edhe kujdesin e aktiviteteve nga grupet punuese në kuadër të të ashtuquajturës deklaratë të angazhimit të përbashkët, të udhëhequr nga Ministria e Drejtësisë me pjesëmarrjen e Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe Këshilli i Drejtësisë.
Më 3 dhjetor mbahet ankandi i letrave me vlerë për vitin 202...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...
Ankandi i pesëmbëdhjetë për vitin 2024 do të mbahet më 3 dhj...
Vetura përplas për vdekje një 80-vjeçar në Malësi të Madhe
Shifrat e INSTAT: Mbi 761 mijë turistë të huaj në tetor
Kurti merr pjesë në vendosjen e gurthemelit të Stadiumit të ...