Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (KOMFSK), Gjenerallejtënant Bashkim Jashari dhe Komandanti i Gardës së Iowa-s, Gjeneral Major Stephen E. Osborn, realizuan një vizitë në Shtabin e Përgjithshëm të FSK-së.
Gjatë kësaj vizite, u diskutua bashkëpunimi ndërmjet FSK-së dhe Gardës Kombëtare të Iowa-s, duke përfshirë planet dhe objektivat për tre vitet në vazhdim.
“Në linjë me objektivat e KOMFSK-së u shpalosen detajet e planit të bashkëpunimit në mes të dy institucioneve, duke u përqendruar në fushat e manovrës, mbështetjes logjistike, mjekësisë, kibernetikës, si dhe trajnimit të nënoficerëve. Këto diskutime u bënë në kontekstin e qëllimeve të përbashkëta për ngritjen e nivelit të bashkëpunimit dhe koordinimit mes dy forcave”, thuhet në njoftimin e FSK-së.
Në vijim të vizitës, Gjenerallejtënant Jashari dhe Gjeneral Major Osborn bashkë me delegacionet e tyre, vizituan Regjimentin e Tretë të Këmbësorisë së Forcave Tokësore në Mitrovicë, ku të dy gjeneralët u njoftuan me aktivitetet, trajnimet dhe të arriturat e kësaj njësie.
“Në kuadër të kësaj vizite, ata patën mundësinë që të shihnin demonstrimin e aftësive luftarake në poligonin e trajnimit të regjimentit, përfshirë mbështetjen me zjarr, operacionet sulmuese si dhe praktikat e zbulimit dhe raportimit në fushën luftarake. Regjimentet e Forcave Tokësore të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë duke realizuar aktivitetet sipas planifikimit dhe zhvillimit të kapaciteteve luftarake me qëllim të validimit sipas Planit Gjithëpërfshirës të Tranzicionit (PGJT)”, thuhet në njoftim./ Arbresh.info
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...
Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...