Masa e arrestit të shtëpisë nga Gjykata ka sjellë edhe heqjen e disa privilegjeve që ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha gëzonte si deputet në Kuvendin e Shqipërisë.
Kuvendi i Shqipërisë i ka ndërprerë Sali Berishës rimbursimin për karburantin dhe telefonin, me arsyetimin se këtë vendimmarrje e ka të bazuar në vendimin e Gjykatës së Posaçme, e cila ka vendosur arrestin shtëpiak për deputetin.
“Referuar statusit të deputetët dhe vendimi nr. 114/2014 “Për mënyrën e trajtimit të deputetëve”, të ndryshuar deputeti Sali Berisha nuk i paguhen përfitimet si karburanti dhe telefoni për shkak të masës së sigurimit personal të vendosur nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendim nr. 520 datë 30.12.2023”, thuhet në njoftim./tch
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...
Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...