Në datën e 21 shkurtit e cila shënon Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare, nën praninë e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, u nënshkrua Memorandum Bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Universitetit të Prishtinës, për zhvillimin dhe promovimin e Albanologjisë, me theks të veçantë në programet e gjuhës shqipe dhe letërsisë shqipe.
Kurti gjatë fjalës së tij në ceremoni bëri të ditur se qëllimi i këtij memorandumi është përkrahja financiare e stafit akademik të Universitetit të Prishtinës për publikime në revistat që botohen nga Fakulteti i Filologjisë dhe Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, përcjell Arbresh.info.
“Veçanërisht, Ministria do të përkrahë stafin akademik të Fakultetit Filologjik për artikujt shkencor në fushën e albanologjisë në revistat me faktor ndikimi. Gjithashtu, do të mbulojë edhe shpenzimet për pjesëmarrje në Seminare Ndërkombëtare. Do të ndajnë bursa vjetore në vlerë prej 1000 euro për studentët që studiojnë gjuhën dhe letërsinë shqipe”, shtoi tutje ai.
“Ndër të tjera, do të ofrohet mbështetje vjetore për tri projektet shkencore të realizuara nga stafi akademik i Fakultetit të Filologjisë në kuadër të studimeve albanologjike. Përkrahje të tillë ky memorandum i ofron edhe dy projekteve hulumtuese më të suksesshme të studentëve në nivelin master, si dhe garave në nivel parauniversitar për mendim kritik, argumentim dhe drejtshkrim”, thuhet në komunikatën për media nga Zyra e Kryeministrit.
Me këtë rast Kurti uroi që zbatimi i këtij Memorandum Bashkëpunimi të sjell përfitime për stafin akademik e studentët, dhe njëkohësisht të prodhoj rezultate origjinale e të vyera për studimet albanologjike.
Të pranishëm në ceremoninë e nënshkrimit të Memorandum Bashkëpunimit ishte Arbërie Nagavci, Ministre e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Qerim Qerimi, Rektori i Universitetit të Prishtinës, Prorektorë të UP-së, Lindita Rugova, Dekane e Fakultetit të Filologjisë dhe staf akademikë e studentë të Universitet të Prishtinës./Arbresh.info
Incidenti me armë në Prishtinë, gjendja e dy të lënduarve ës...
Komisioni i ri Evropian votohet më 27 nëntor
Murati falënderon deputetët pas miratimit të buxhetit në Kuv...
Ukraina qëllon Rusinë me raketa britanike me rreze të gjatë ...
Hamza në Rahovec: Ndërmarrësit do t’i mbështesim me in...
“Një tjetër hap i madh në rrugën drejt Shqipërisë 2030 në BE...