Aksident në “Via Ferrata” në Pejë, nis operacioni i kërkim-shpëtimit

16:44 | 21 Shkurt 2024
E.H

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës njofton se ka ndodhur një aksident në njërën prej “Via Ferrata-ve” në Pejë.

Në njoftim thuhet se ShKShMK bashkë me zjarrfikësit e kanë lokalizuar vendin ku ka ndodhur aksidenti dhe se janë duke e zhvilluar operacionin e kërkim-shpëtimit.

“Sapo kemi pranuar një thirrje për ndihmë në njërën prej Via Ferrata-ve në Pejë. Shpëtuesit tanë së bashku me zjarrëfikësit e kanë lokalizuar vendaksidentin dhe janë duke e zhvilluar operacionin e Kërkim-Shpëtimit. Për informata më të hollësishme ju njoftojmë me kohë”, thuhet në njoftim./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme