Kalimi i Mbappes tek Reali, Arda Gulerin mund ta dërgojë tek Milani

16:26 | 21 Shkurt 2024
D.H

Kylian Mbappe është njeriu më i përfolur në botën e sportit gjatë këtyre ditëve.

Shumë media spanjolle bëjnë të ditur se francezi ka kryer marrëveshjen me Real Madridin dhe nga 1 korriku do të jetë pjesë e mbretërve, shkruan Arbresh.info.

Por nga kjo lëvizje e tij tek madrilenët, do të vuante Arda Guler i cili shumë lehtë mund të transferohet tek Milani.

Sipas mediave turke dhe Fichajes, është konfirmuar se Milani është duke kërkuar me ngulm huazimin e talentin turk.

Arda Guler asesi nuk po mund ta gjej formën e duhur tek Reali, ku deri më tani është paraqitur vetëm pesë herë.

Guler që nga ardhja në Madrid ka kaluar periudha të vështira ku ka qenë i lënduar deri në fillim të këtij viti.

Ai u transferua këtë verë në Real Madrid nga gjiganti turk Fenerbahce./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme