Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka thënë se Qeveria e Kosovës në ditët vijuese do të dalë me një nismë, përmes të cilës do të mundësojë që qytetarët e komunitetit serbë të mos dëmtohen në fazën kalimtare të zbatimit të rregullores së re të Bankës Qendrore të Kosovës.
“Jemi të vetëdijshëm që në afat të shkurtër zbatimi i rregullores mund të krijojë vështirësi për një pjesë të qytetarëve, të cilët kanë marrë dhe vazhdojnë të marrin mbështetje financiare nga Republika e Serbisë. BQK ka nxjerrë një varg aktivitetesh dhe masash që synon ta zbusë këtë ndikim, derisa ne si qeveri në ditët vijuese do të dalim me një nismë prej 10 masave, përmes të cilave do të tregojmë kujdesin që qytetarët të mos dëmtohen në këtë fazë kalimtare nga rregullorja e re e BQK-së, por fazë e cila do të garantonte zbatimin në plotni të formalizimit të sistemit të pagesave”, ka theksuar Bislimi në tryezën Qendrës për Dialog Humanitar në Çagllavicë me temën zhvillimi ekonomik për serbët në Kosovë.
Ai ka thënës se rregullorja e BQK-së, e cila është publikuar më 27 dhjetor të vitit të kaluar, nuk e ka objektiv dhe as nuk merret me asnjë monedhë që është në qarkullim.
“Fokusi kryesor sipas interpretimeve të BQK-së ka qenë rritja e sigurisë së sistemit bankar dhe sistemit të pagesave, dhe kjo siguri ka qenë e atakuar nga tri elemente. Elementi i parë ka qenë nga një proporcion tejet i madh i shfrytëzimit të monedhës 500 euro në qarkullim, e dihet se monedhat e tilla në një ekonomi relativisht të vogël si Kosova, zakonisht përdoren kur kemi të bëjmë me transaksione jashtë ekonomisë formale. Përvojat e muajit të kaluar tregojnë që kjo brengë e BQK-së ka qenë shumë legjitime, pasi për shumë pak javë, BQK ka nxjerrë nga qarkullimi 165 mijë monedha nga 50o euro, që në total është diku 83 milionë euro”, ka shtuar Bislimi.
Elementi i dytë sipas zv/kryeminsitrit ka të bëjë me mbrojtjen e konsumatorëve nga qarkullimi i monedhave false.
“Kohët e fundit kemi një atakim që nuk vjen nga Kosova, por hyrja e monedhave false vjen nga vendet fqinje të Kosovës, por kjo krijon pastaj telashe për të gjithë përdoruesit e monedhës euro. Dhe elementi i tretë ka të bëjë me importin dhe eksportin e monedhave në tërësi, jo vetëm euros por të gjitha monedhave, përfshirë edhe dollarin, lekun, dinarin etj, për të cilët duhet të vendoset një ligjshmëri. Kjo është edhe një kërkesë e Procesit të Berlinit, ku kërkohet përdorimi i mekanizmit SEPA nga të gjitha vendet e Ballkanit, pasi nuk mund të anëtarësohesh aty pa arritur të konsolidosh sistemin e pagesave brenda territorit të Kosovës”, ka nënvizuar Bislimi./rtk
Shqipëria pranohet si Vëzhguese në Rrjetin Evropian të Admin...
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...