Blerta Deliu – Kodra nga Partia Demokratike e Kosovës pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit duke folur për ndalimin e qarkullimit të dinarit me rregulloren e re të Bankës Qendrore të Kosovës, ka thënë se është dashur koordinim me aleatët rreth kësaj çështje.
“Kemi kërkuar që për proceset e rëndësishme, edhe për çështjen e dinarit, të ketë koordinim me partnerët tonë, mos të ketë tensione dhe të ketë një bashkërendim të agjendës sonë. Javën e kaluar patëm përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës, nuk ka pasur asnjëherë përvjetor më të zbehtë, pa miqtë dhe aleatët e saj të rëndësishëm”, ka deklaruar ajo.
Tutje ka thënë se PDK javën e ardhshme do të shqyrtojë adresimin e emigrimit të qytetarëve në Kuvendin e Kosovës.
“Ka 8 muaj që PDK ka kërkuar që të vjen në Kuvend një ligj i tillë për të kërkuar pezullimin e çmimit të lartë, që ka dëmtuar qytetarët e Kosovës. Rritja e tatimit 100% që ka ndodhur e ka afektuar jetën e qytetarëve në këtë kohë të vështirë. Nuk ka asnjë përgjigje për ta adresuar këtë çështje”, ka shtuar Deliu – Kodra./rtk
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri...
Edi: Jam tregtari më i mirë i kriptovalutave në Kosovë, përf...
Vrasje me armë zjarri në Tropojë
SHBA, senatorët reagojnë pas tërheqjes nga emërimi të ish-li...
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gj...