Spitali i Përgjithshëm i Gjakovës ka reaguar pas raportimeve për vdekjen e një vajze 4-vjeçare e cila fillimisht ishte trajtuar në këtë spital.
Në reagimin e tyre thuhet se në lidhje me raportimet, rasti fillimisht ishte referuar nga urgjenca e mjekësisë familjare, për në Repartin e Pediatrisë.
“Spitali i Përgjithshëm “Isa Grezda”, në Gjakovë, në lidhje me raportimet për trajtimin e fëmiut (4 vjeçar), fillimisht ju njofton se me datë 16 shkurt 2024, rasti ishte referuar nga urgjenca e mjekësisë familjare, për në Repartin e Pediatrisë, ku pas konsultimit me Pediatrin, Ortopedin dhe Kirurgun , fëmija ndalohet për trajtim të mëtejmë në repartin e Kirugjisë”, thuhet në reagimin e tyre.
Tutje thuhet se, nga sptitali kanë ofruar të gjitha dokumentet e kërkuar nga Policia dhe Prokuroria.
“Lidhur me rastin në fjalë, ju njoftojmë se Policia e Kosovës, dhe Prokuroria kanë filluar hetimet. Spitali i Përgjithshëm në Gjakovë, ka ofruar të gjithë dokumentacionin e kërkuar që nga momenti i pranimit të rastit, e deri në momentin e referimit të pacientes për QKUK. Shprehim ngushëllime familjes me rastin e humbjes së fëmijës së tyre, bashke ndjejmë me familjen”, përfundon reagimi i tyre.
Lidhur me këtë rast ka reaguar edhe Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë – PRAK, duke thënë se kanë pritur me shqetësim këtë lajm.
Sipas PRAK, kjo ka të bëj me një menaxhim jo të mirë të rastit, si dhe ka kritikuar rëndë sistemin shëndetësor, mungesën e profesionalizmit dhe neglizhencën e një pjese të stafit shëndetësor në menaxhimin e rasteve./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Vdekja e 4 vjeçares nga Gjakova, reagon Shoqata e të Drejtave të Pacientëve
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...