Google ADS

Arrestohen shtatë persona, dyshohen për hyrje në sistemet kompjuterike, mashtrim dhe shpëlarje të parasë

10:53 | 21 Shkurt 2024
L G

Policia e Kosovës me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës ka zhvilluar një aksion në shtatë lokacione të ndryshme të Kosovës dhe ka arrestuar shtatë persona.

Gjatë këtij aksioni janë sekuestruar edhe disa vetura, armë e municion, raporton Arbresh.info.

“Me urdhër të Prokurorisë Speciale (PS), Policia e Kosovës ka ndërmarr një aksion në shtatë lokacione të ndryshme të Kosovës, ku janë arrestuar shtatë persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës, njoftojnë opinionin se gjatë këtij aksioni janë sekuestruar disa vetura, armë, municion, mjete të konsiderueshme materiale, si dhe prova të tjera materiale të cilat dyshohen se janë përdorur për kryerjen e veprave penale”, bën të ditur PS.

Aksioni siç bën të ditur PS, është zhvilluar në shtatë lokacione të ndryshme me dyshimin se personat e ndaluar janë përfshirë në kryerjen e veprave penale, ‘’Hyrje në sistemet kompjuterike’’, ‘’Mashtrimi’’ dhe ‘’Shpëlarje e parave’’./Arbresh.info/

 

 

Të ngjashme