Policia e Kosovës ka bërë të ditur se kanë arritur të parandalojnë gara ilegale, në dy raste.
Policia ka njoftuar se, gjatë orëve të mbrëmjes, përkatësisht pas orës 21:00 të së dielës kanë zënë shoferët duke bërë gara ilegale.
Në rastin e parë, policia në rrugën Agim B. Qelaj në Pejë, kanë kapur në shofer duke vozitur me shpejtësi 132 Km në zonën ku shpejtësia është e kufizuar 40 Km.
Vozitësit i është shqiptuar gjoba në shumë prej 500 Euro pesë pike negative.
Ndërsa në rrugën Agim B. Qelaj në Pejë, kanë kapur një shofer duke vozitur 111 Km në zonën ku shpejtësia është e kufizuar 40 Km. vozitësit i është shqiptuar gjoba në shumë prej 500 Euro pesë pike negative
“Ekipet e NJRKRR në Pejë, gjatë implementimit të Planit Operativë “Rregullimi i komunikacionit dhe parandalimi i garave ilegale” me datë 18. 02. 2024 gjatë orëve të mbrëmjes pas orës 21:00 kanë zanur në flagrancë në dy rrugë duke bërë gara ilegale:
1. Në rrugën Agim B. Qelaj në Pejë, vozitje 132 Km në zonen ku shpejtësia është e kufizuar 40 Km. vozitësit i është shqiptuar gjoba në shumë prej 500 Euro pesë pike negative.
2. Në rrugën Agim B. Qelaj në Pejë, vozitje 111 Km në zonën ku shpejtësia është e kufizuar 40 Km. vozitësit i është shqiptuar gjoba në shumë prej 500 Euro pesë pike negative
3. Në magjistralen Pejë-Deçan- Gjakovë, në fsh. Rastavicë në dy raste vozitësve të cilët kanë bërë tejkalim të rrezikshëm, duke Rrezikuar trafikun rrugor. Në të dy rastet vozitësve u është shqiptuar gjoba në shumë prej 150 Euro dhe një pikë negative”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovë./Arbresh.info/
Kruajtja nën sqetull – shenjë paralajmëruese e kancerit ose ...
10 orë ulur dëmtojnë zemrën edhe nëse merreni me aktivitete ...
Galaxy S25 Slim mund të vijë me një përmirësim të kamerës
Musliu në Köln të Gjermanisë: Përkrahja juaj është fitorja j...
Astrit Selmani gjen sërish golin dhe vazhdon me formë të lar...
Në prag të protestës së 26 nëntorit, Berisha: Nesër do të kr...