Njësiti rajonal i trafikut rrugor Gjilan ka gjobitur një shofer pasi që i njëjti po drejtonte veturën nën ndikimin e alkoolit.
Sipas njoftimit, të njëjtit i është shqiptuat gjoba në vlerë prej 200 euro dhe masën mbrojtëse të heqjes së drejtimit të mjeteve motorike në afat prej 6 muajsh, shkruan Arbresh.info.
“Njësiti rajonal i trafikut rrugor Gjilan gjatë kontrollit në trafik në qytetin e Gjilan kanë ndalur për kontroll një automjet me vozitës mashkull kosovar shqiptar. Gjatë kontrollit është dyshuar se vozitësi i këtij automjeti mund të jetë nën ndikim të alkoolit. Pasi që i është bërë matja e alkoolit me alkool test ka rezultuar se ka qenë nën ndikim të alkoolit me 0.74.”, thuhet në njoftim.
Më tej, policia inkurajon qytetarët që të gjitha kundërvajtjet t’i lajmërojnë.
“Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan, inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet mund të njoftojnë stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kundestarë:192; 03850807001. Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë”, njofton policia./Arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...