Google ADS

Seanca gjyqësore ndaj Glauk Konjufcës mbahet sot, dëshmon Pal Lekaj

06:59 | 21 Shkurt 2024
E.G

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë sot do të mbahet seanca ndaj kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufcës, i akuzuar për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend më 10 gusht 2016 dhe në të cilën është paraparë që të dëshmojë deputeti i AAK-së, Pal Lekaj.

Seanca parashihet të mbahet në orën 10:00, shkruan Arbresh.info.

Kjo seancë gjyqësore ishte paraparë të mbahet më 8 shkurt por dështoi për shkak të angazhimeve të kryetarit, Glauk Konjufca.

Kështu deklaroi avokati i deputetit të AAK-së Pal Lekaj, Musa Damati para mediave.

“Seanca e sotme, e cila realisht filloi, por është shtyrë në rastin e njohur si rasti i hedhjes së gazit lotsjellës në Parlamentin e Kosovës, për të cilën janë duke u trajtuar disa ish-deputetë të opozitës së asaj kohe, sot është shtyrë me kërkesën e kryetarit të Parlamentit, i cili për shkak të angazhimeve ka kërkuar që seanca sesioni i pasdites të shtyhet për një datë tjetër, e cila është aprovuar nga gjykata”, kishte thënë Damati./Arbresh.info/

Shtyhet seanca gjyqësore ndaj Glauk Konjufcës, avokati i Lekajt: Ata do të duhet të dekoroheshin e jo të akuzoheshin

Të ngjashme