Punëtorët teknikë dhe të sigurimit fizik të Universitetit të Prishtinës dhe të Qendrës Studentore sot do të hyjnë në grevë.
Kështu ka bërë të ditur kryetar i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, i cili ka thënë se arsyeja e grevës janë pagat e ulëta.
Azemi po ashtu ka bërë të ditur se numri i grevistëve është 250.
“Nesër me 21.02.2024 që nga ora shtatë e mëngjesit të gjithë punëtorët teknik dhe ata të sigurimit fizik të Universitetit te Prishtinës dhe Qendrës Studentore do të hynë në grevë për shkak të pagave të ulëta. Numri i grevistëve është rreth 250”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan...
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...