Google ADS

Interi fiton ndaj Atletico Madridit në “Giusuppe Meazza”

23:01 | 20 Shkurt 2024
D.H

Inter ka arritur të shënoj një fitore të madhe me rezultat minimal 1-0, ndaj skuadrës së Atletico Madridit në kuadër të ndeshjes së parë në 1/8 e finales në Champions League.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, shkruan Arbresh.info.

Inter dominoi Atleticon mirëpo mbrojtja e tyre ishte e çeliktë deri në minutën 79-të, kur austriaku Marko Arnautovic arriti të zhbllokojë këtë sfidë.

Pas këtij goli të dyja skuadrat krijuan disa raste mirëpo pa konkretizuar dot.

Ndeshja e kthimit mes këtyre dy skuadrave në Spanjë do të luhet me datë 13 mars, ku do të përcakohet cerekfinalisti nga ky çift./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme