Pas më shumë se mbi pesë orë, janë rikthyer në qarkullim kamionët me mallra të cilat ishin bllokuar në pikën kufitare në Jarinjë për shkak të një problemi nga pala serbe në sistemin e doganës.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar njofton se problemi në sistemin doganor në palën serbë është rregulluar në orën 21:35.
“Më datë, 20.02.2024 në ora 21:35, nga pala serbe jemi njoftuar se në PKK Jarinje është rregulluar problemi që kanë pasur me sistemin doganor dhe se tani ka filluar qarkullimi i kamionëve me mallra si në hyrje ashtu edhe në dalje të RKS-së”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Lexo edhe:
Bllokohen kamionët me mallra në Jarinjë, Serbia pretendon se u është prishur sistemi i doganës
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri...
Edi: Jam tregtari më i mirë i kriptovalutave në Kosovë, përf...
Vrasje me armë zjarri në Tropojë
SHBA, senatorët reagojnë pas tërheqjes nga emërimi të ish-li...
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gj...