Me ftesë të studentëve të Universitetit të Salzburgut, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, në kuadër të vizitës zyrtare në Austri, mbajti një diskutim të hapur me studentë dhe profesorë, të moderuar nga Këshilltari i IRE-Policy, Stefan Haböck dhe Arbër Thaçi nga Universiteti i Salzburgut.
Para audiencës, Gërvalla prezantoi sukseset e arritura në Republikën e Kosovës në qeverisje të mirë, zhvillim të demokracisë, sundim të ligjit dhe rritje ekonomike si dhe u përgjigj në pyetjet e pjesëmarrësve të cilët ishin të interesuar që të mësojnë më shumë për Kosovën, përtej asaj që kanë dëgjuar apo lexuar nga media, përcjell Arbresh.info.
Tutje Gërvalla foli për aspektin e sigurisë në Kosovë, duke i njoftuar në detaje të pranishmit rreth sulmit në Banjskë, sulmet ndaj KFOR-it, kërcënimet dhe shantazhet kundër qytetarëve serb në veri nga grupe të caktuara ilegale si dhe menaxhimin efikas dhe profesional të situatës në veri nga Policia e Kosovës.
Studentët dhe profesorët shprehën interesimin e tyre edhe për qendrimet e Gërvallës rreth rezultateve të pritshme të Konferencës së Sigurisë në Mynih, agresionin rus në Ukrainë dhe të ardhmen e Ballkanit Perëndimor./Arbresh.info
Mbahet takimi i 257-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës, m...
Dabiqaj heroi i Dritës, “Intelektualët” shkëputen në tabelë
Detaje nga takimi i Kurtit me kryetarin e Kuvendit të RMV-së...
Takohet për herë të parë grupi punues për hartimin e Strateg...
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...