Fermerët polakë kanë protestuar të martën kundër grurit të lirë ukrainas, që sipas tyre, ka vërshuar tregun, si dhe kundër rregulloreve të Bashkimit Evropian për përdorim të pesticideve dhe plehrave.
Traktorët me flamuj polakë i kanë bllokuar autostradat dhe rrugë tjera shumë të qarkullueshme në pothuajse 200 lokacione, kanë thënë organizatorët.
Bllokada janë mbajtur edhe në disa pika kalimi me Ukrainën.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se protestat kanë demonstruar “gërryerjen e përditshme të solidaritetit” me Ukrainën.
Ai ka thënë se protestat kanë qenë për politikë, jo për grurin, sepse “vetëm 5 për qind e eksporteve bujqësore kalojnë përmes kufirit polak”.
Në disa pamje në rrjetet sociale është parë hedhja i disa mallrave në pikën kufitare Medika.
Ambasadori i Ukrainës në Poloni, Vasyl Zvarych, ka thënë se gruri i hedhur ka qenë ukrainas dhe e ka dënuar këtë veprim.
“Policia duhet të reagojë me vendosmëri dhe t’i ndëshkojë ata që shkelin ligjin. Është mungesë respekti për fermerët ukrainas në kushtet që punojnë, nën pushtimin rus. Turp, burra!”, ka thënë ai në X, platformë e njohur më parë si Twitter.
Zëvendëskryeministri ukrainas, Oleksandr Kubrakov, e ka quajtur veprimin e fermerëve si “provokim politik me qëllim të ndarjes së kombeve tona”.
Drejtuesit ukrainas të kamionëve kanë thënë se do të hakmerren dhe do t’i bllokojnë vozitësit polakë në tri pika kufitare në anën e tyre të kufirit.
BE-ja ia ka mundësuar Ukrainës qasjen në tregjet e saj pa asnjë tarifë, pas nisjes së luftës së Moskës në tokën ukrainase.
Disa prodhues polakë e kanë blerë grurin e lirë ukrainas, mirëpo mungesa e infrastrukturës nëpër porte ka nënkuptuar që gruri ka mbetur në Poloni dhe nuk është eksportuar në shtetet e treta.
Si rezultat, Polonia është përballur me nivele rekorde të grurit të mbetur në tokën e saj, vitin e kaluar.
Në maj, Komisioni Evropian ka marrë vendim për të ndaluar grurin ukrainas në pesë shtete fqinje, ndonëse nuk vendimi nuk ka vlejtur për transitin.
Kur ndalesa është hequr në shtator, Poloni e ka vënë një ndalesë në mënyrë të njëanshme për katër lloje të grurit, si dhe në miell dhe ushqimet për kafshët.
Qeveria e re polake, proevropiane, përkrah kërkesat e fermerëve dhe i ka bërë thirrje Brukselit që të arrihet një kompromis për importet me Ukrainën.
Në janar, BE-ja ka thënë se do të prezantojë “mekanizëm mbrojtës” që do t’i lejojë bllokut evropian të vendosë tarifa emergjente ndaj Ukrainës, nëse një sasi e madhe e importeve do të kërcënojë me destabilizim të tregjeve./rel
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...