Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se drejtoresha e re e Drejtorisë për Zhvillim Rural, është Donjeta Dragusha.
Rama ka thënë se Donjeta me vullnet dhe shumë energji do të angazhohet për të zhvilluar edhe më tutje bujqësinë dhe turizmin rural në fshatrat tona.
Ndërsa është i bindur se do ta shndërrojë këtë sektor në një burim të paqëndrueshëm ekonomik, shkruan Arbresh.info
Njoftimi i plotë nga Rama:
Ju njoftoj me drejtoren e Drejtorisë për Zhvillim Rural, znj. Donjeta Dragusha.
Donjeta, me vullnet dhe shumë energji do të angazhohet për të zhvilluar edhe më tutje bujqësinë dhe turizmin rural në fshatrat tona, të cilat kanë potencial të madh për agroturizëm.
Me shkollimin e saj në fushën e ekonomisë, përvojën në udhëheqjen e institucioneve të ndryshme financiare dhe pozitën e këshilltares për ekonomi në institucione publike, jam i bindur se do ta shndërrojë këtë sektor në një burim të qëndrueshëm ekonomik.
E falënderoj ish drejtorin e bujqësisë Plator Gërdovcin, për punën e tij dhe mbështetjen e palodhshme që u ka dhënë bujqëve tanë.
Drejtoria për Zhvillim Rural./Arbresh.info/
Vdes një i burgosur në Spitalin e Gjilanit, SHKK jep detaje
Gërvalla udhëton në Kanada, merr pjesë në takimin e ministre...
Përmbytjet në Itali, evakuohen 1500 persona
Balluku në takimin e ministrave të Transportit në Budapest: ...
Bellingham dhe Vinicius Jr marrin rritje të konsiderueshme p...
Betohen 20 kadetët e rinj të Qendrës për Studime Universitar...