Policia së bashku me Doganën e Kosovës kanë parandaluar një rast të kontrabandës në Leposaviq.
Sipas njoftimit malli kishte hyrë ilegalisht në Kosovë.
Tutje nëb njoftim thuhet se automjeti në fjalë dyshohet se ishte duke transportuar mallra të kontrabanduara, kryesisht mallra ushqimore.
Njoftimi i plotë:
Parandalohet kontrabanda në Leposaviq
Leposaviq, 20 shkurt 2024. në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës, Njësitë Antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë arritur një sukses të rëndësishëm në luftën kundër kontrabandës dhe aktiviteteve të paligjshme të tregtisë.
Pas një operacioni të koordinuar është ndaluar një automjet i dyshimtë në territorin e Kosovës, i cili kishte hyrë në vend përmes rrugëve ilegale. Automjeti në fjalë, në përputhje me dyshimet tona ishte duke transportuar mallra të kontrabanduara, kryesisht mallra ushqimore.
Vlera e mallit të kapur është mbi 5,000.00 Euro, ky sukses është një dëshmi e qartë e përpjekjeve të vazhdueshme të njësive Doganës dhe Policisë së Kosovës për të luftuar krimin e organizuar dhe tregtinë e paligjshme./Arbresh.info/
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë
Incidentet në takimin e Ramës me shqiptarët e Britanisë, një...