Google ADS

Zëvendësministrja e Punëve të Brendshme të Bullgarisë viziton IPK-në

14:32 | 20 Shkurt 2024
L G

Kryeshefi i IPK-së Kushtrim Hodaj së bashku me Zv. Minsitrin e MPB-së Bardhyl Dobra, pritën sot në takim në objektin e IPK-së delegacionin nga Republika Bullgarisë me në krye Zv. Ministren e Punëve të Brendshme Ivelina Dundakova.

Sipas njoftimit, gjatë kësaj vizitë, u diskutua për mundësinë e bashkëpunimit mes dy shteteve.

“Në kuadër të këtij takimi u diskutua për mundësin e bashkëpunimit në fushën e mbikëqyrjes policore, me theks të veçantë ne shkëmbimin e informacionit dhe luftimin e korrupsionit në Policitë e shteteve përkatëse”, bënë të ditur IPK, raporton Arbresh.info.

Kryeshefi Hodaj i njoftoj mysafirët me funksionimin dhe aktivitetet e Inspektoratit Policor të Kosovës dhe shprehu gatishmërinë e thellimit të bashkëpunimit me institucionet homologe Bullgare.

Gjithashtu, Dondakova, theksojë rëndësinë e aktiviteteve të përbashkëta që forcojnë integritetin në radhët e Policisë.

Në fund të takimit palët u dakorduan për të vazhduar komunikimin në drejtim të arritjes së një marrëveshje të bashkëpunimit dhe pjesëmarrjes në nismat e përbashkëta Rajonale./Arbresh.info/

Të ngjashme