Google ADS

Përfshihet nga zjarri një banesë në Ferizaj, s’ka të lënduar

10:43 | 20 Shkurt 2024
E.G

Një banesë është përfshirë nga flaëkt në afërsi të rrugës “12 Qershori” në Ferizaj.

Lajmin për Arbresh.in fo e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Sipas tij, nga rasti nuk ka të lënduar.

“Sot, rreth orës 08:26 kemi pranuar një informatë, se në një rrugicë në afërsi të rrugës “12 Qershori” në Ferizaj, një banesë në katin e II-të të një ndërtese kolektive është kapluar nga zjarri. Ekipe të policisë dhe zjarrëfikësit menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa zjarrëfikësit kanë arritur që të lokalizojnë zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar.”, ka thënë Veseli për Arbresh.info.

“Njësia e hetimeve gjithashtu ka dalë në vendin e ngjarjes për hetim.”, përfundoi ai./Arbresh.info/

Të ngjashme