Policia në Prizren për një javë shqiptoi 1723 gjoba

09:57 | 20 Shkurt 2024
K.B

Policia rajonale në Prizren gjatë javës që lamë pas në në vazhdën e implementim i planit operativ ,,Siguria në trafikun rrugor’’ dhe ,,Sezoni dimëror 2023’’ kanë realizuar aktivitete në zonën e përgjegjësisë që mbulon katër komuna.

Përmes një njoftimi për media, bëhet e ditur se gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar 1723 gjoba për kundërvajtësit të cilët kanë rënë ndesh me ligjin për rregullat e trafikut rrugor.

Po ashtu në kuadër të këtij plani janë ndërmarr aktivitete edhe në:

Hetim i 31 aksidenteve të komunikacionit me dëme materiale,

Hetimi i 11aksidenteve të komunikacionit me të lënduar,

Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve për nënte ngasës,

Njësitet policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë Prizren vazhdojnë të mbajnë pika të shumta të kontrollit të automjeteve me qëllim të prezencës sa më të madhe në terren dhe parandalimit të aksidenteve të komunikacionit rrugor, me theks të veçantë të aksidenteve me fatalitet./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme