Një person dyshohet se vdiq duke u munduar ta shuaj zjarrin në një fushë në fshatin Rezall

08:43 | 20 Shkurt 2024
E.G

Një person dyshohet se ka vdekur duke munduar të shuajë zjarrin që ishte duke u djegur në një fushë të lirë në fshatin Rezall.

Sipas njoftimit, rasti ka ndodhru dje rreth orës 18:00.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se vdekjen e viktimës e ka kontstatuar ekipi mjekësotr.

“VDEKJE E DYSHIMTË Fsh. Rezall, Skenderaj 19.02.2024-18:00.  Pas pranimit të një informate për një person të lënduar, njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes ku në një fushë kanë hasur viktimën mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe ekipi mjekësor i cili ka konstatuar se viktima është pa shenja jete.  Dyshohet se viktima ka vdekur duke u munduar ta shuaj  zjarrin që  ishte duke u djegur një  fushë e lirë dhe një pjesë e pyllit (malit) pronë e tij,  e cila është lokalizuar nga njësiti zjarrfikës.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Më tej, bëhet e ditur se me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekëssisë Ligjore (IML) për obduksion./Arbresh.info/

Të ngjashme