Bayer Leverkusen po ‘fluturon’ lart në renditje të Bundesligës momentalisht dhe siç qëndrojnë gjërat, ata do ta ndërprejnë dominimin absolut të Bayernit për më shumë se një dekadë në Gjermani.
Këto janë shtatë rekordet e ‘çmendura’ që Leverkuseni mund t’i thyejë nëse vazhdojnë me formën momentale deri në fund të sezonit:
1.Ekipi i Alonsos mund të bëhet ekipi i parë në histori të Bundesligës që e përfundon sezonin pa asnjë humbje. Nëse ata vazhdojnë të mbeten të pamposhtur në 12 ndeshjet e mbetura, ata do të vendosin këtë rekord historik.
2.Pas fitores së tyre të fundit ndaj Heidenheimit, Leverkuseni e ka barazuar rekordin e Bayernit për serinë më të gjatë pa humbje në të gjitha garat (34 ndeshje). Nëse ata evitojnë humbjen ndaj Mainzit, do të thyejnë këtë rekord.
3.Bazuar në rekordin e pikëve të fituara për ndeshje, klubi parashihet që të përfundoj sezonin me 90 pikë. Kjo do të ishte shifra e dytë më e lartë e pikëve në histori të Bundesligës. Vetëm Bayerni në sezonin 2012/2013 kishte fituar më shumë (91 pikë).
4.Klubi janë në rrugë të mirë për të marrë numrin më të madh të pikëve ndonjëherë. Rekordi më i mirë i Leverkusenit në Bundesliga qëndron me 73 pikë në sezonin 1999/2000, ndërsa siç qëndrojnë gjërat parashihet që ata të thyejnë këtë shifër me 17 pikë më shumë.
5.Ekipi i Alonsos mund të shkruaj historinë duke u bërë klubi i parë në histori që fiton Bundesligë, Ligën e Evropës dhe Kupën e Gjermanisë në të njëjtin sezon.
6.Nëse ata mund të ruajnë normën e tyre të shënimit prej 2.59 golash për ndeshje, Leverkuseni do të shënonte 88 gola në ligë këtë sezon. Kjo do të ishte shifra më e lartë ndonjëherë që klubi e ka arritur në një sezon të Bundesligës.
7.Teksa kanë pësuar vetëm 15 gola deri më tani, ata parashihet që të pësojnë 23 gola këtë sezon. Ky do të ishte numri më i vogël i golave të pranuar në histori të klubit në një sezon të Bundesligës.
Aktualisht Leverkuseni ka 58 pikë pas 22 xhirove./telegrafi
Shpërndahen me gaz lotsjellës dhe ujë protestuesit te sheshi...
Haradinaj në Gjakovë: Me Kosovën fituese drejt NATO-s dhe zh...
Konjufca priti në takim komisionerin kroat për mbrojtjen e t...
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel