Për herë të parë janë gjetur molekula uji në sipërfaqen e një asteroidi duke zbuluar të dhëna të reja për shpërndarjen e ujit në sistemin tonë diellor.
Shkencëtarët studiuan 4 asteroidë të pasur në silikate duke përdorur të dhëna të mbledhura nga teleskopi SOFIA, i cili tashmë nuk përdoret më.
Dy prej asteroidëve, Iris dhe Massalia treguan një gjatësi shumë specifike drite që tregonte praninë e molekulave të ujit në sipërfaqe.
“Asteroidët janë mbetje të procesit të formimit të planetëve kështu që përbërja e tyre varet nga vendi ku u formuan”, thuhet në deklaratën e autores së studimit, Anicia Arredondo. “Me interes të veçantë është shpërndarja e ujit në asteroidë që mund të hedhë dritë mbi mënyrën si ky element ka ardhur në Tokë”.
Molekulat e ujit janë gjetur më parë në mostrat e asteroidëve që kanë rënë, por kjo është hera e parë që gjenden në sipërfaqen e një asteroidi në hapësirë. Në një studim tjetër, SOFIA gjeti gjurmë të ngjashme uji në sipërfaqen e hënës, në një prej kratereve të saj më të mëdha në hemisferën jugore.
Zbulimet në Iris dhe Massalia tregojnë se disa asteroidë silikati mund të ruajnë ujin e tyre për shumë kohë dhe me gjasë, mund të gjenden në sistemin e brendshëm diellor. Asteroidët besohet se janë burimi kryesor i ujit në Tokë dhe mund të sigurojnë kushtet e nevojshme për jetën.
Të kuptuarit e shpërndarjes së ujit nëpër hapësirë i ndihmon shkencëtarët të dinë se ku të kërkojnë për forma të tjera të jetës, si në sistemin tonë diellor, ashtu edhe përtej tij./tvklan.al
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe m...
Krasniqi-kreut të SBASHK’ut: Sfidave të mësimdhënësve iu vje...
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...