Napoli ka shkarkuar trajnerin e dytë brenda këtij sezoni pas rezultateve të dobëta që po kalon.
Walter Mazzari u emërua trajner i Napolit me 14 nëntor, por aventura e tij zgjati shkurt, ai u shkarkua pas 17 ndeshjeve, shkruan Arbresh.info.
Vendin e tij tani do t’i besohet Francesco Calzonas.
Ai është trajner i kombëtares së Sllovakisë.
Kështu ka bërë të ditur skuadra e Napolit përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
Sipas mediave italiane, Calzona është zgjedhje për periudhë të shkurtër, deri në fund të edicionit.
Napoli aktualisht është në vendin e nëntë me 36 pikë, 19 pikë më pak se vendi i katërt që të dërgon në Champions League.
Kujtojmë që Napoli është kampion në fuqi i Serie A./Arbresh.info/
Vazhdon procesi gjyqësor për ish-krerët e UÇK-së
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...