Besiktasi ka refuzuar një ofertë të majme nga Leeds United për Milot Rashicën

20:10 | 19 Shkurt 2024
D.H

Leeds United është interesuar për transferimin e futbollistit kosovar Milot Rashica.

Madje siç është raportuar klubi anglez ka ofruar shtatë milionë euro për futbollistin nga Kosova, shkruan Arbresh.info.

Sipas mediumit turk Takvim, oferta është refuzuar nga drejtuesit e klubit të Besiktasit.

Rashica ka qenë një lojtar shumë i rëndësishëm këtë sezon për skuadrën turke duke shënuar katër gola dhe ka dhuruar edhe dy asistime.

Ai sot asistoi në golin e parë të Besiktasit, në fitoren e skuadrës së tij ndaj Konyaspor me rezultat 2-0.

“Ne synojnë kampionatin sezonin e ardhshëm. Rashica është një lojtar shumë i rëndësishëm që mund të na udhëheqë ne drejt këtij qëllimi”, ka thënë një anëtar i klubit të Besiktasit.

Kujtojmë së Rashica iu bashkua me Besiktasit verën e kaluar.

Kurse sezonin e kaluar futbollisti nga Vushtrria ka qenë pjesë e gjigantit tjetër turk, Galatasaray./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme