Vdes 4-vjeçarja në QKUK, Policia po heton rastin

18:34 | 19 Shkurt 2024
E.H

Ka ndërruar jetë një katër-vjeçare e cila ishte dërguar në QKUK dy ditë më parë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Elezaj bëri të ditur se viktima me 17 shkurt ishte dërguar fillimisht në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë e pastaj në QKUK.

“Me datën 17.02.2024 viktima, femër e lindur në vitin 2020 është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë për trajtim mjekësor. Nga aty pastaj është dërguar në QKUK për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore. Sot jemi njoftuar se e njëjta ka ndërruar jetë”, tha Elezaj.

Ndërsa Elezaj theksoi se ende nuk dihet shkaku i vdekjes së viktimës teksa shtoi se trupi i pajetë është dërguar në IML dhe rasti është nën hetime.

“Aktualisht jemi duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me rastin. Lidhur me shkaktarët që kanë dërguar në vdekjen e viktimës do të presim raportin mjeko-ligjor nga IML”, tha Elezaj./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme