Tre ndeshjet e fundit, tre humbje.
Këto rezultate shtuan spekulimet se Thomas Tuchel, do të shkarkohet nga pozita e trajnerit.
Por, duket se dilemat tani janë shuar.
Ai do të mbetet në krye të shtabit teknik të “bavarezëve”.
Kjo u konfirmua nga Jan – Christian Dreesen, bosi i kampionit të shumëfishtë.
Kreu i Bayern Munchenit, tha se do të vazhdoi bashkëpunimi me Tuchelin, duke edhe i dhënë siguri për të ardhmën.
Dy humbjet në Bundesliga, ndaj Bayer Leverkusenit 3:0 dhe VFL Bochum me rezultat 3:2 e kanë bërë thuajse të pamundur fitimin e trofeut të Bundesligës, pasi që Bayern tani gjendet në vendin e dytë me tetë pikë më pak se Leverkusen.
Kampioni i gjashtëfishtë i Evropës, javën e kaluar pësoi humbje me rezultat 1:0 kundër Lazios.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...