Google ADS

Gruaja e Rexhep Selimit tregon pse u largua një avokat nga ekipi mbrojtës

14:34 | 19 Shkurt 2024
A Z

David Young, njëri ndër avokatët me të rëndësishme të Rexhep Selimit në Hagë, është larguar nge ekipi mbrojtës.

Kjo u bë e ditur nga një njoftim i Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK).

Për këtë ka dhënë detaje, gruaja e Selimit, deputetja Shqipe Selimi, e cila ka thënë se Young është liruar nga detyra për shkak të problemeve shëndetësore.

“Sqarim për publikun. E shkruaj këtë sqarim, në lidhje me lajmet e fundit që po qarkullojnë në media se njëri nga avokatët në ekipin e Rexhep Selimit është larguar nga ekipi. Një gjë e tillë është e vërtetë, por nuk ka të bëjë asgjë me çështje financiare, por me çështje shëndetësore të avokatit David Young. Ekipi i Rexhep Selimit vazhdon punën si gjithmonë, të përkushtuar ndaj të drejtës dhe fitores”, ka shkruar ajo në Facebook.

 

 

Pas Thaçit, edhe Rexhep Selimit i largohet njëri nga avokatët kryesor

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme