Google ADS

Krerët e shtetit e vlerësojnë lartë lanësimin e tregut online për blerje dhe shitje makinash: Do të ketë ndikim në ekonomi

12:01 | 19 Shkurt 2024
L G

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, kanë marr pjesë të hënë në ceremonia e hapjes së “Carvago by Gjirafa”, që ndryshe njihet edhe si tregu online në Evropë për blerje dhe shitje makinash.

Ata e kanë vlerësuar lartë bashkëpunimin ndërmjet kompanisë Gjirafa dhe Carvago nga Republika Çeke, duke thënë se ky inivacioni ka një rol përmbajtjesore në zhvillimin e ekonomisë.

Presidentja Osmani, ka thënë se ky bashkëpunim do ti sjell përfitime vendit dhe se do të ketë ndikim edhe në jetën e qytetarëve.Ajo e ka vlerësuar lartë edhe punë e kompanisë Gjirafa, duke e quatjtuar atë si rrefim suksesi në vend, raporton Ekonomia Online.

“Vërtet kënaqësi për të promovuar një produkt inovative të kompanisë Gjirafa që u shënua shenj identifikuese e shtetit tonë. Çdo dite e me shumë po behën imazhi jonë, Gjirafa është një nder rrëfimet e suksesit, kjo tregon që Kosova mund të tregoj më shumë. Inovacioni ka një rol përmbajtjesor për zhvillimin e ekonomisë sonë tregu jonë do të i sjell fitim Jo vetëm shtetit tone po do të ndikoje direkt në jetën e qytetareve tonë.

Kosova është interesuar të lidhet sa më shumë me tregun evropian dhe Carvago është një mundësi e tillë. Është kënaqësi qe sot bashkëpunim me Çekin e thellon partneritetin tonë me një shtet që ka qëndruar gjithmonë pran Kosovës që ka qenë jo vetëm, katalizator ekonomik po edhe katalizator që të rinjtë tanë të ecin lirshëm drejt Evropës”, ka thënë ajo.

Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se është shumë e rëndësishëm bashkëpunim ndërmjet këtyre dy kompanive, duke shtuar se ekonomia digjitale ka nevojë për autostrada digjitale.

Ai ka thënë se qeveria është duke investuar në fushën e teknologjisë.

“Është kënaqësi të flas para juve për të shënuar edhe një arritje tjetër te suksesshëm në sektorin e teknologjisë. Një partneritet mes kompanisë digjitale Gjirafa dhe Carvago nga Republika Çeke. Qeveria jonë është e përkushtuar ta çliroj këtë potencial duke krijuar një mjedis të favorshëm. Ekonomia digjitale ka nevoja për autostrada digjitale”, ka thënë ai.

Shërbimi inovativ i Carvago-s ua mundëson klientëve blerjen e automjeteve nga komoditeti i tyre shtëpiak. Me përkushtim ndaj transparencës dhe cilësisë, Carvago garanton gjendjen e çdo makine, pasi teknikët e saj ekspertë inspektojnë personalisht çdo automjet para se të dalë në shitje.

Të ngjashme