Luftuan për liri, kontribuan në paqe, morën pjesë në shtetndërtimin e Kosovës, por në këtë përvjetor nuk festojnë në Kosovë.
Për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin, flasin ish bashkëluftëtarët dhe bashkëpunëtorët e tyre. 16 vjet përpara, Hashim Thaçi ishte protagonisti kryesor në Kosovë. Shpallja e Pavarësisë ditën e 17 shkurtit, ishte kurorëzim i përpjekjeve të popullit shqiptar të Kosovës për liri.
Në 16-të vjetorin e Pavarësisë ish-krerët e UÇK-së dhe kontribuuesit e shtet ndërtimit fizikisht i mungojnë Kosovës. Ish-bashkëluftëtarët dhe bashkëpunëtorët e tyre në proceset nëpër të cilat kanë kaluar bashkë me shtetin e ri, flasin për kontributin e tyre ndër vite.
“Është një njeri që kurrë nuk e ka ushtruar arrogancën, sepse këto punë VIP, ai është VIP që nga viti1999 , në presion të kohës dhe detyrave, gabimeve të mundshme, ne kemi bërë gabime por nuk kanë qenë qortuese. ka qenë një njeri shpirtmadh, ka ditur t’i ofrojë bashkëpunëtorët”, tha Ismail Syla, bashkëveprimtar.
Nait Hasani e Rexhep Selimi ishin njohur që nga periudha e studimeve. Ai i kujton aktivitetet e ndryshme që kishin me bashkëveprimtarët për liri e pavarësi.
“Janë njerëzit që dalin protagonist kryesor të kësaj lufte. Njëri nga ata që është më i qëndrueshmi më i vendosuri, më i angazhuari i fillimit të luftës së UÇK-së, është Rexhep Selimi. Kam pasur fatin që si student të njihemi edhe si pjesë e luftës së UÇK-së. Si pjesë e familjes, Rexha ka qenë pjesë e çdo etape të shtetndërtimit të Kosovës”, tha Nait Hasani, bashkëveprimtar.
Ditën e Shpalljes së Pavarësisë, Zenun Pajaziti e kujton si ngjarjen më të rëndësishme të popullit të Kosovës.
“Çdo përvjetor të pavarësisë, s’ka se si mos t’i kujtojmë ata të cilët atë ditë ishin kryesorët dhe të cilët atë ditë e bënë të përmbyllet një rrjedhë disashekullore për liri dhe për shtetin tonë. Këto vite po festojmë pa Hashim Thaçin pa Kadri Veselin, pa Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin. Padyshim këta njerëz janë më meritorët për lirinë tonë, sepse nuk ishte vetëm ajo dita e 17 Shkurtit, por ishin vite të rënda për ta dhe shumë tjerë që nuk janë fare në mesin tonë. Ata që u kanë qëndruar afër e kanë bashkëqeverisur e bashkëpunuar me Hashim Thaçin e Jakup Krasniqin e Kadri Veselin, thonë se kanë një mision tjetër për ta kryer”, tha Zenun Pajaziti, ish-ministër i Punëve të Brendshme.
“Sot ata e vuajnë me vitet e tyre dhe moshën më të mirë të pjekurisë së tyre. Mos të harrojmë që ata janë themeluesit dhe baballarët e këtij kombi dhe shteti të ri të mbjellë në zemër të Evropës”, tha Ismail Syla, këshilltar i ish-presidentit Hashim Thaçi.
“Ai nuk është si Rexhë atje, por si ushtar i UÇK-së. Nga fillimi me Adem Jasharin, deri të Weslli Clark, me përfundimin e luftës, bashkë me Hashimin , Kadriun e Jakupin, këta t’i gjykosh pse është luftua, pse është ardhur liria, ose pse nuk kemi pranuar me qenë të nënshtruar nga Serbia. Sot jo Hashimi si individ, jo Kadriu e Jakupi, po gjyohet Ushtria Çlirimtare e Kosovës, po gjykohet liria jonë. Këtë nuk duhet lejuar”, tha Nait Hasani.
“Ne po shpresojmë si njohim ne profilin e tyre se janë në një mision tjetër, në misionin e radhës për ta mbrojtur luftën e drejtë të UCK-së , dhe jemi të sigurt që përvjetorët tjera do të jenë në Kosovë bashkë me familjet e tyre”, tha Zenun Pajaziti.
Është përvjetori tretë që Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimi, nuk e kanë festuar pavarësinë në Kosovë. Ata po mbahen në paraburgim në një proces gjykimi të ngritur kundër tyre nga Dhomat e Specializua të Kosovës në Hagë./rtk/
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I