Ka kaluar më shumë se një dekadë e gjysmë nga shpallja e pavarësisë, e ekonomia e Kosovës vazhdon të jetë e brishtë.
Politikat e strategjitë që kanë ndjekur qeveritë e deritanishme, sipas njohësve të ekonomisë, nuk kanë mjaftuar në fuqizimin e kësaj fushe.
Rrugë të mbushura me lëmoshë kërkues, biznese të mbyllura, e kafene plotë me të rinj. Kjo është pamja që karakterizon shtetësinë e Kosovës, në ditët kur vendi mbush 16 vjet të lirisë. Ndonëse thuhej premtohej se ekonomia po ndërtohet mbi themele të forta, 16 vitet e kaluara ishin të brishta për ekonominë e vendit.
Sipas ekspertëve të kësaj fushe, qeverisjet e deritanishme nuk kanë arritur që të luftojnë sa duhet varfërinë, të krijojnë kushte më të mira të punës, e të tërheqin investitorët e huaj.
“Problemet të cilat e kanë përcjellur ekonominë këto 16 vite kanë qenë të shumta. E para lidhjet që ekonomia nuk është fokusuar në rritjen e prodhimit, por rritjen e tregtisë dhe shërbimeve. I vetmi faktor pozitiv ka qenë diaspora e cila ka reaguar përmes”, thotë Erton Begaj, njohës i ekonomisë.
Progresin më të lartë vendi vlerësohet se e pati menjëherë pas shpalljes së pavarësisë kur edhe arriti të anëtarësohej në disa prej institucioneve financiar. Megjithatë, përkundër kësaj shteti më i ri në Evropë nuk arriti të krijojë një ekonomi të zhvilluar.
“Nuk kemi karakterizuar ndonjë rritje të fuqishme të ekonomisë, as me ndonjë reformë të punësimit, zhvillimit ekonomik apo tërheqjes së investimeve”, thotë Ujkan Bajra, njohës i ekonomisë.
Kontribuues i rëndësishëm në shtetforimin dhe ekonominë e Kosovës gjatë këtyre viteve ishte Dogana e Kosovës.
“16.3 miliardë euro janë mbledhur për 16 vite pas pavarësisë nga Dogana e Kosovës”, thotë Agron Llugaliu, drejtor i Doganës së Kosovës
Ekonomia e Kosovës përgjatë këtyre viteve nuk e ka kaluar rritjen prej 5 %. Vitin e kaluar rritja ishte 3.4 për qind, ndërsa sivjet parashikimet janë se rritje do të shkoj deri në 4.2 për qind./rtk/
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...
Mirlind Daku shkëlqen me dy gola në fitoren e Rubin Kazanit ...
Reshjet e dendura të shiut, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni...
Peci ngre kallëzim penal ndaj Lumir Abdixhikut e Paris Gurit...
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë ...