Osmani: E nderuar që shumë miq e aleatë na janë bashkuar për të festuar ditën e Pavarësisë

23:28 | 18 Shkurt 2024
E.G

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se ndihet e nderuar nga prezenca e miqve dhe aleatëve të cilët i janë bashkuar festës për 16-vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Me anë të një postimi në “X”, Osmani kërkoi që bashkëpunimi të vazhdojë, shkruan Arbresh.info.

“E nderuar që kemi pasur kaq shumë miq dhe aleatë që na janë bashkuar për të festuar ditën tonë të Pavarësisë dje. Le të vazhdojmë të punojmë së bashku, të forcojmë aleancat tona dhe të ndërtojmë premtimin e vendit tonë të madh dhe vlerat mbi të cilat është ndërtuar Republika jonë.”, ka shkruar ajo./Arbresh.info/

Të ngjashme