Bayern Munich befasohet nga Bochumi, një tjetër hap fals drejt titullit

19:50 | 18 Shkurt 2024
D.H

Bayern Munich është mposhtur nga Bochumi me rezultat 3-2, në kuadër të xhiros së 22-të në Bundesliga.

Edhe pse Bayerni e nisi mirë ndeshjen fundi doli të jëtë i hidhur, shkruan Arbresh.info

Musiala shënoi golin e parë në minutën e 14-të.

Por Bochumi u rikthye në minutën e 38-të, për të barazuar rezultatin me anë të Asano.

Schlotterbeck pas gjashtë minutave i dha epërsinë e parë Bochumit.

Ndërsa në minutën e 78-të, Upamecano u ndëshkua me karton të kuq dhe u akordua penallti për Bochumin.

I saktë nga pika e bardhë ishte Stoger që e ngriti epërsinë e vendasve.

Bavarezët arritën të ngushtojnë epërsinë në minutën e 87-të, përmes Kane.

Kjo ishte e tëra çfarë treguan të drejtuarit e Tuchelit dhe Bochumi arriti një tre pikësh me shumë vlera në garë për mbijetesë.

Pas kësaj humbje Bayerni është i dyti me 50 pikë, tetë më pak se lideri Leverkuseni, kurse Bochumi është ngritur në vendin e 11-të me 25 pikë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme