Presidentja e vendit, Vjosa Osmani tha se problemi që lindi mes Qeverisë së Kosovës dhe ndërkombëtarëve në lidhje me rregulloren e re të Bankës Qendrore të Kosovës e cila e largon nga përdorimi dinarin serb në vend, është “mënyra se si u komunikua”.
Osmani tha se gjithçka që është arritur në këtë vend është rezultat i bashkëpunimit me partnerët tanë ndërkombëtarë.
Ajo tha se duhet të dilet nga kjo situatë duke arritur një marrëveshje me partnerët për një plan zbatimi të rregullores së re të BQK-së.
“Ka hapësirë për t’u ulur dhe për të diskutuar mes qeverisë dhe aleatëve tanë ndërkombëtarë, për të punuar rreth kësaj çështjeje”, tha Osmani në një intervistë për televizionin arab “Al Aan”
Ajo u shpreh e bindur se do të gjendet një zgjidhje rreth kësaj teme, duke shtuar se gjithçka që është arritur në vend është “si rezultat i bashkëpunimit me aleatët”.
Osmani u shpreh e sigurt se do të zgjidhet çështja e dinarit, pasi tha se “nuk ka pse të mos zgjidhet”.
“Do të ishte qesharake të mos zgjidhej”, tha ajo./Arbresh.info/
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...
Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...